044 123 456

Rast vdekje?

Në rast të humbjes së personit tuaj të dashur kërkohet që logjistika e organizimit të shërbimit funeral të jetë në nivelin e duhur duke filluar nga përgatitja e dokumentacioni të nevojshëm e deri tek ceremonia mortore.  Kemi nderin të marrim procedurat administrative për ju dhe të kujdesemi për të gjitha dokumentet duke filluar nga:

  • çertifikata ndërkombëtare e vdekjes
  • çertifikata mjekësore (ku tregohet shkaku i vdekjes)
  • përcaktimi i duhur i arkivolit
  • çertifikatën e transferimit

Në përgjithësi, ne fillojmë me një konsultim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mund të planifikojmë transportin optimal bazuar në dëshirat dhe pritjet e kostos. Me kërkesë organizojmë ritualet e përshtatshme fetare dhe transportimin në shtëpi së pari dhe pastaj në varreza. 

Ne jemi në dispozicion 24 orë, na telefononi menjëherë dhe ne mund t'ju ndihmojmë me këshilla. Ne ju shpjegojmë cilat procedura duhet të merren parasysh gjatë përgatitjes së transportit të kufomës.


044 123 456